Google search engine
Home Politike KLP cakton 5 drejtues të përkohshëm në disa prokurori në vend, gjyqtari...

KLP cakton 5 drejtues të përkohshëm në disa prokurori në vend, gjyqtari i Vlorës jep shpjegime për pasurinë e prindërve para KPK

0
373

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar drejtues të përkohshëm në disa prokurori. Në mbledhjen e zhvilluar dje Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ku sipas axhendës, janë miratuar caktimet e përkohshme për 5 drejtues prokurorie. KPL me anë të një njoftimi bënë me dije se janë miratuar caktimet e përkohshme për drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat ku u emërua Dritan Gripshi, Rifat Kojku në pozicionin e drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, Elion Mustafaj në pozicionin e drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, Kleanth Zeka në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë si edhe Neritan Hoxha në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Po ashtu, në njoftim bëhet me dije se janë emëruar edhe dy prokuror të përkohshëm.“Miratohen caktimet e përkohshme për 5 (pesë) drejtues prokurorie, respektivisht; z. Dritan Gripshi në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat (10 vota pro dhe z. Hoda kundër); z. Rifat Kojku në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, (10 vota pro, z. Hoda kundër); z. Elion Mustafaj në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje,(11 vota pro); z. Kleanth Zeka në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë (11 vota); z. Neritan Hoxha në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, (10 vota pro, z. Hoda kundër) pas miratimit unanimisht të projekt-aktit për transferim me pëlqim të z. Hoxha, si prokuror pranë kësaj prokurorie. Këshilli ka miratuar edhe 2 caktime si vijon: znj. Pranvera Gruda në pozicionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër dhe znj. Elida Hoxhaj në pozicionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, nga ana tjeter gjyqtari Bevis Shehaj i Gjykatës Administrative të Vlorës u përball në KPK me pyetje mbi kriterin profesional në një seancë dëgjimore 4-orëshe. Në seancë u konstatuan gjithashtu balanca negative në vlera të mëdha për pasuritë e krijuara prej prindërve të subjektit, përpara se ky i fundit të emërohej si gjyqtar. Shehaj këmbënguli se nuk mund të ngarkohej me përgjegjësi për pasurinë e prindërve. Në seancë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut për gjyqtarin Bevis Shehaj po kryhet nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tonci Petkovic. Gjetjet për pasurinë që u relatuan në seancë kishin të bënin kryesisht me balancat negative të konstatuara në burimet financiare të prindërve të subjektit, të deklaruara prej tij gjatë hetimit administrativ se kishin shërbyer për krijimin e pasurive, përpara fillimit të detyrës së gjyqtarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here