Dominic Waghorn, redaktor i çështjeve ndërkombëtare deklaron se bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë nuk do të jenë shpresdhënëse. Për ‘Skynews‘ ai deklaroi se do ishte e mirë që të mos takoheshin.
Ai shton se Rusia po zbaton strategjinë cinike që përdori në Siri. Sipas tij, civilët kanë nevojë për korridore për të ikur dhe armëpushim për t’u ndjerë të sigurt për të lëvizur. Një nga qëllimet e këtyre bisedimeve në Turqi është krijimi i një armëpushimi por për rusët dhe aleatët e tyre iranianë dhe sirianë në Siri, armëpushimet ishin një mjet lufte, një mënyrë për të përshpejtuar zhvendosjen e civilëve.



































