Hamendësimet se ku është strehuar Vladimir Putin vazhdojnë. Pas vilës në brigjet e Detit të Zi të treguar nga aktivistët e Navalny, kundërshtari kryesor i presidentit rus, u përhapën disa thashetheme për vendin ku është fshehur kreu i Kremlinit në këto momente. Lajmin e jep La Stampa, e cila flet edhe për një strehë sekrete në Altai, një zonë e largët në kufirin mes Rusisë dhe Mongolisë. Sipas gazetës së Torinos, dalja e fundit e Vladimir Putin në TV është e dyshimtë. Në mënyrë të veçantë, shpjegohet se si figura e presidentit rus shfaqet e manipuluar për t’u mbivendosur me atë të një grupi zonjash që shfaqen pranë tij. Është vënë në dukje edhe një zonjë specifike, një grua bionde, e cila sipas La Stampa tashmë është shfaqur disa herë përkrah Putinit. Në fakt, ajo duket se është shfaqur në raste të tjera, një herë si peshkatare në një kompani të vizituar nga presidenti, një tjetër si shitëse akulloresh në ekspozitën e hapësirës ajrore në Zhukovsky. Me pak fjalë, hamendjet janë të shumta. Dhe sipas disa interpretimeve, Putini do të kishte madje një “ushtri” qytetarësh të vetëkënaqur të gatshëm për ta vlerësuar atë me komandë.La Stampa , megjithatë, nuk kufizohet me kaq, por flet për një strehë sekrete ku strehohet Putini i cili nuk është në Kremlin. I ngjashëm me lajmin se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tashmë është arratisur në Poloni tani kanë filluar të përhapen hipotezat se kreu i Kremlinit nuk është në Moskë. Disa thashetheme përjashtojnë që presidenti të jetë në një nga daçat e tij në Soçi, përkundrazi flasin për një strehë sekrete në Altai. Ndër lajmet e ndryshme që vijnë nga Rusia, janë edhe ato që kanë të bëjnë me demonstratën kundër luftës që u mbajt të dielën e kaluar. Demonstratë gjatë së cilës, sipas disa burimeve, shumë të rinj janë arrestuar dhe në disa raste edhe rrahur nga policët. Ndër dëshmitë e raportuara nga Novaya Gazeta, është ajo e Anna Simonyan, 19 vjeçe, e cila thotë se ishte kërcënuar edhe me përdhunim dhe i ishte nënshtruar torturës së “waterboarding” në stacionin e policisë në rrethin Brateevo.









































