Google search engine
Home Politike Pas dorëheqjes së Grida Dumës, një tjetër deputete i del kundër Bashës:...

Pas dorëheqjes së Grida Dumës, një tjetër deputete i del kundër Bashës: Të japë dorëheqjen! PD ka nevojë për një lider që ta çojë në fitore

0
324

Deputetja demokrate Dhurata Çupi i bashkohet grupit të deputetëve që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Sipas saj, partisë i duhet një lider që ta çojë drejt fitores.

“Partia Demokratike është në krizën më të thellë në 30 vite. Patjetër që shkaktari kryesor është lidershipi. Krizat zgjidhen me votë dhe votëbesim. Duhet të japë dorëheqjen Z. Basha, që t’i hapë rrugë bashkimit dhe konkurrimit të drejtë përpara demokratëve. PD sot ka nevojë për lider që të na çojë drejt fitores. Dëshpërim i madh që PD humbet mbështetjen e Shkodranëve e Dibranëve, si dy bastionet e PD”, u shpreh Dhurata Çupi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here