Google search engine
Home Bota Rajoni Konfirmohet! Mitsotakis-Erdogan marrin vendimin e rëndësishëm

Konfirmohet! Mitsotakis-Erdogan marrin vendimin e rëndësishëm

0
270

Takimi merr një rëndësi të veçantë pasi Erdogan dy vjet më parë, gjatë krizës së refugjatëve në Evros, kishte deklaruar se nuk donte të ulej në të njëjtën tryezë me kryeministrin grek. Ftesa për një drekë miqësore në shtëpinë e tij konsiderohet një lëvizje e një rëndësie të madhe.

Greqia dhe Turqia, aleatë të NATO-s, nuk pajtohen për një sërë çështjesh tepër të rëndësishme që nga hapësira ajrore, kufijtë  detare në Mesdheun lindor, emigracioni  dhe çështja qipriote,ndërsa shtojnë çdo vit buxhetet dhe arsenalin e tyre ushtarak.

Ndërsa mediat turke publikuan se dy liderët do të flisnin për të gjitha këto çështje duke përfshirë çmilitarizimin e disa ishujve të Egjeut apo  edhe  të ashtuquajturin “Atdheu Blu” (kufijtë detarë të cilët pretendon Ankaraja) , pala greke ka shpejtuar të bëjë me dije se do të flasin kryesisht për pushtimin rus të Ukrainës, pasi sa u takon çështjeve dypalëshe, qëndrimet e Greqisë  mbeten të pandryshuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here