Google search engine
Home Bota INCIDENT/ Sulmohet politikani i njohur italian: Ti je kloun i Putinit! (Video...

INCIDENT/ Sulmohet politikani i njohur italian: Ti je kloun i Putinit! (Video që po thyen rrjetin)

0
175

Politikani italian i të djathtës ekstreme, Mateo Salvini, i cili ishte fotografuar më herët në Moskë teksa mbante veshur një bluzë në të cilën ishte vendosur fotografia e Vladimir Putinit, është gjendur përballë momenti aspak të këndshëm për të ndërsa po vizitonte kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës.

Teksa Salvini po fliste për mediat, kryetari i Komunës së Przemsyl, Wojciech Bakun, ka ndërhyrë duke i ndërprerë fjalën dhe duke shfaqur bluzën e me fotografinë e Putinit të ngjashme me atë që Salvini kishte veshur gjatë vizitës në Rusi.

Wojciech Bakun e ka quajtur Salvinin si mik të Vladimir Putinit, ndërsa janë dëgjuar edhe njerëz të tjerë që e kanë quajtur ish-zv.kryeministrin italian si “kloun”.

Salvini e ka lavdëruar Putinin në të kaluarën si “një nga shtetarët më të mirë.” Ai ka mohuar se ka marrë para nga Kremlini.

https://twitter.com/fabioalisei/status/1501218042142994441?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1501218042142994441%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Fbota%2Fincident-sulmohet-politikani-i-njohur-italian-ti-je-kloun-i-putinit-video-q-i498648

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here