Google search engine
Home Politike Drejtesi Gjykata e Lartë shkarkon paditë për pagat e vogla, filtrohen rekurset për...

Gjykata e Lartë shkarkon paditë për pagat e vogla, filtrohen rekurset për largimet nga puna që nuk kalojnë 40 fishin e pagës minimale

0
237

Gjykata e Lartë ka ngritur një strukturë të posaçme të përbërë nga 12 nëpunës për uljen e çështjeve, e cila tashmë ka kryer një proces inventarizimi të hollësishëm të rreth 23,000 çështjeve të prapambetura. Gjykata e Lartë, ka mundur të filtrojë dhe gjykojë çështjet të cilat nuk plotësojnë kushtet formale për t’u shqyrtuar, përfshirë rekurset e paraqitura jashtë afatit ligjor, rekurset për çështjet ku vlera e padisë nuk kalon 40 fishin e pagës minimale (në fushën administrative) ose vlerën e padisë nën 150.000 lekë (në fushën civile), rekurset për të cilat është paraqitur kërkesa për heqje dorë etj. Kategoritë e çështjeve të përpunuara paraprakisht nga Nëpunës për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP për trajtim nga këshilltarët ligjorë, përfshijnë edhe çështjet e ardhura për herë të dytë ose të tretë në Gjykatën e Lartë apo rekurset e paraqitura ndaj një vendimi të ndërmjetëm, si p.sh faza e parë e pjesëtimit, sigurim padie, si dhe vendimet jopërfundimtare ( kur Gjykata e Apelit ka vendosur mospranim ankimi apo kthimin e akteve). Në kategoritë prioritare administrative, NUNÇP kanë përpunuar paraprakisht edhe çështjet për të cilat gjykata e apelit ka vendosur prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë; çështjet e gjykuara si shkallë e parë në apel: si aktet normative, vendimet e ATP-së, vendimet e Komisionit të Shërbimit Civil apo çështjet ku është vendosur pezullimi i ekzekutimit të vendimit të formës së prerë. Gjithashtu, janë përpunuar dhe çështjet e kategorisë Marrëdhënie Pune dhe Sigurime Shoqërore, sipas vitit të regjistrimit. Për t’u theksuar është se këto lloj çështjesh, ku përfshihen padi për vitet e pensioneve apo të punësimit, numërohen me qindra e me mijëra e nëpër arkivat e Gjykatës së Lartë. Gjë që mund të lehtësojë stokun prej mbi 36 mijë dosjesh, por jo t’i japë zgjidhje përfundimtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here