Google search engine
Home Bota Gazetarja ruse i nxjerr të palarat Putinit, zbulon “furtunën” që po shkakton...

Gazetarja ruse i nxjerr të palarat Putinit, zbulon “furtunën” që po shkakton lufta në Kremlin: Shumë po e kuptojnë që ky është një gabim, politikanët po e shqiptojnë me kujdes fjalën…

0
207

Farida Rustamova, një gazetare ruse e cila ishte e lidhur fort me qarqet qeveritare përpara se të largohej nga Rusia deklaron se duke u bazuar në burimet e saj nga Kremlini, zyrtarët rusë nuk e besonin kurrë se Putini do të shkonte në një luftë me Ukrainën.

Ajo shtoi se tashmë po bëhen parashikime ‘apokaliptike’ për javët dhe muajt në vijim, teksa luftimet po vazhdojnë dhe sanksionet po intensifikohen.

“Ata po e shqiptojnë me kujdes fjalën “kaotike”, ku çdo gjë po shkon për keq,”- tha Rustamova në lidhje me mënyrën si po reagonin politikanët e lartë rusë në lidhje me luftën.

“Askush nuk po gëzohet. Shumë e kuptojnë se ky është një gabim, por gjatë kryerjes së detyrës nxjerrin shpjegime në mënyrë që disi të pajtohen me të”, shtoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here