Google search engine
Home Aktualitet “Donin të më vrisnin”/ Tentohet t’i bëhet atentat biznesmenit të njohur në...

“Donin të më vrisnin”/ Tentohet t’i bëhet atentat biznesmenit të njohur në Lezhë, disa persona qëllojnë me armë zjarri ndaj tij (DETAJE)

0
170

Biznesmenit A. Deda është tentuar që t’i bëhet një tjetër atentat.

Ka qenë vetë 43-vjeçari që ka njoftuar policinë e Lezhës duke thënë se është tentuar t’i bëhet atentat, pasi persona të panjohur kanë qëlluar me armë drejt tij, në afërsi të një lokali.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe krehjes së zonës nuk kanë konstatuar gëzhoja.

“Sot rreth orës 14: 15, shtetasi A.D.,43 vjeç, banues në Lezhë ka njoftuar se në afërsi të një lokali në dalje të qytetit të Lezhës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili nuk ka marrë asnjë dëmtim.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe krehjes së zonës nuk kanë konstatuar gëzhoja” informon policia e Lezhës.”

Mirëpo A. Dedës i është bërë një tjetër atentat në 1 dhjetor të 2020. Në këtë atentat ai mori tre plumba, por fatmirësisht arriti të mbijetonte.

Kujtojmë që A.Deda, njihet dhe me nofkën ‘Leksi i Druve’ dhe më parë ka qenë i dënuar në Itali, ndërkohë gëzon disa pasuri të konsiderueshme në Lezhë e Shëngjin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here