Zgjedhjet në 6 bashkitë e vendit/ Gjekmarkaj i jep ‘goditjen’ e fortë Bashës: Rezultati ynë është një humbje tronditëse, një katastrofë elektorale!

0
252

Pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashkitë e vendit, ka ardhur edhe reagimi i nënkryetarit të PD-së, Agron Gjekmarkaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se kjo është një humbje tronditëse e cila ka tejkaluar cdo parashikim ogurzi.

Sipas tij, çdo justifikim është i papranueshëm për këtë humbje dhe për këtë arsye duhet të mblidhen me urgjencë organet e PD-së për të nxjerrë përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.

Postimi i plotë:

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.

Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!
PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.
Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.
Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here