Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka miratuar rregulloren e re për standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes së prokurorit. Sipas KLP, rregullorja e re, ka si synim ruajtjen dhe forcimin e integritetit personal dhe profesional të prokurorit. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi pak ditë më parë. Në këto vendime, ato që bien në sy janë rregullat e reja të etikës dhe sjelljes që duhet të ketë prokurori.Sipas këtij ligji, prokurori mund të pranojë ftesta që i vijnë nga zyrtarët e lartë për dreka dhe darka.“Prokurori duhet të ruajë dhe të zbatojë standarde të larta të sjelljes etike dhe profesionale, si dhe duhet t’i respektojë personalisht këto standarde, në mënyrë që integriteti dhe pavarësia e tij të ruhen, si dhe të parandalohen shkeljet e ligjit. Prokurori mund të pranojë ftesa për drekë apo për darkë nga zyrtarë apo organizata profesionale në fushën e ligjit apo në fusha të tjera”, thuhet në rregullore. Pra, edhe pse kjo rregullore e re synon forcimin e integritetit personal dhe profesional të prokurorit, nga ana tjetër e lejon atë të drekojë apo darkojë me zyrtarë shtetëror.
Dhuratat dhe benefitet e tjera
Ndërsa, në nenin 16 në këtë rregullore, flitet për dhuratat dhe mikëpritjen që prokurori duhet të ketë.Në rregullore thuhet,se prokurori mund të pranojë dhurata simbolike që i jepen.“Standartet e etikës dhe rregullat e sjelljes së prokurorit zbatohen nga te gjithë prokurorët e sistemit të prokurorisë. Pjesë të këtyre rregullave të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë jashtë funksionit dhe jetën private zbatohen edhe nga prokurorët e komanduar në pozicione të tjera. Prokurori mund të marrë dhurata simbolike, çmime ose përfitime, sipas rastit për të cilin jepet dhe nëpërputhje me ligjin, me kusht që dhurata, çmimi apo përfitimi, të mos perceptohen nga publiku, si shkak njëanshmërie apo si qëllim për të ndikuar te prokurori në ushtrimin e detyrës. Mund të pranojë dekorime dhe tituj nderi, vetëm kur pranimi i tyre nuk ngre dyshime tëarsyeshme për njëanshmëri ose cenim të pavarësisë së prokurorit”, thuhet në rregullore.
Rregulla të tjera për prokurorët
Ndërkohë, rregullat e reja e lejojnë prokurorin të përdorë rrjetet apo median sociale, por duhet të ndjekë udhëzimet e autoriteteve përkatëse sa i takon aspektit të sigurisë në këtë fushë.“Prokurori duhet të sigurohet që informacioni mbi jetën personale të tij apo të saj dhe adresa e shtëpisë nuk është e vlefshme online. Prokurori duhet të kontrollojë rregullimet e privatësisë dhe të kufizojë aksesin në profilin e tij nga publiku, për t’u siguruar që informacioni aksesohet nga një grup i kufizuar”, vijon më tej një rregullin tjetër, për standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes së prokurorit.









































