SkyNews bën me dije se Një kamion i madh është përplasur në portat e ambasadës ruse në Dublin.
Si rrjedhojë një person ka rënë në prangat e policisë. Policia irlandeze tha se kamioni goditi portat e ambasadës në rrugën Orëell në jug të Dublinit.
Ambasada ka qenë vend i protestave ditët e fundit, pas pushtimit rus të Ukrainës.