Google search engine
Home Politike Garë e fortë në Shkodër, mësoni si janë ndarë deri më tani...

Garë e fortë në Shkodër, mësoni si janë ndarë deri më tani votat mes kandidatëve të Berishës, Bashës dhe Ramës, ja çfarë po përflitet se do të ndodhë në këtë bashki

0
359

Në Bashkinë e Shkodrës janë numëruar 153 nga 250 qendra votimi në total, ku kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Bardh Spahia kryeson me 12,885 vota, 43.6%.

E dyta Majlinda Angoni e PS-së me 11,691 vota, ose 39.6%.

Xhemal Bushati i Lulzim Bashës 4944 vota, gati 16.7% të votave.

Vihet re në Shkodër një rritje me mbi 16% të Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike ka rënë me gati 30%, ndërsa LSI dhe Berisha kanë një rritje me gati 33%. Duket qartë që votat e Partisë Demokratike kanë kaluar te Berisha.

Në Shkodër rrezikohet të përsëritët procesi zgjedhor në të gjithë bashkinë. Kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues, procesi përsëritet sepse Kodi Zgjedhor përcakton që nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një apo disa qendra votimi numri i zgjedhësve në këto qendra votimi është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dhe e kandidatit të dytë atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë bashkinë. Kjo mbetet për t’u parë.

Pra, që Bardh Spahia të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve duhet ta ketë diferencë 1300 vota ndërkohë që deri më tani e ka 1000.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here