Google search engine
Home Politike Zgjedhjet në Durrës/ Shënohet incidenti i parë, goditet jashtë QV komisioneri i...

Zgjedhjet në Durrës/ Shënohet incidenti i parë, goditet jashtë QV komisioneri i PD

0
387

Incident në Durrës gjatë procesit të votimit. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se në QV 1499, ka pasur një incident midis një personi, jo pjesë e stafit të QV, jo anëtar as komisioner, por një person i jashtëm ka goditur një përfaqësues të PD, komisioner. “Aktualisht votimi është pezulluar. Policia ka mbërritur për të marrë dëshminë e komisionierit të dhunuar.

Sherri ka ndodhur jashtë Qendrës së Votimit, por personi i dhunuar ka pasur detyrë në këtë QV”, raportoi Osman Stafa.

Një prej anëtarëve të komisionit të votimit tha se procesi ka nisur shumë mirë, por më pas ka ndodhur ky incident dhe është njoftuar policia. “Ishim në proces. Anëtari kishte dalë tek dera. Vjen një makinë me disa njerëz. Kemi njoftuar strukturat, policia po bën punën e vet. Dimë që janë Shtëpia e Lirisë, besoj unë. Denoncimin e bën vetë personi”, tha anëtari i Komisionit. Ai tha më tej se deri tani pjesëmarrja është shumë e ulët.

http://www.youtube.com/watch?v=7b33t_GznY4

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here