Google search engine
Home Bota Putin merr një tjetër goditje, vritet në Ukrainë komandanti rus që udhëhoqi...

Putin merr një tjetër goditje, vritet në Ukrainë komandanti rus që udhëhoqi batalionin neo-nazist (Emri)

0
183

“The Sun” shkruan se një komandant lufte i Rusisë, që udhëhoqi batalionin neo-nazist të Sparta, është qëlluar për vdekje në Ukrainë. Vladimir Zhoga u vra gjatë betejës në qytetin lindor të Ukrainës Volnovakha, ditën e djeshme. Denis Pushilin, i cili kryeson territorin e shkëputur ukrainas të Donetsk, konfirmoi vdekjen e komandantit rus të luftës.

“Sot, komandanti i batalionit të veçantë të zbulimit të Spartës, kolonel i Gardës, Vladimir Zhoga, vdiq si një hero në Volnovakha”, shkruante ai.

Sipas Pushilin, komandanti u vra gjatë një operacioni për evakuimin e civilëve nga Volnovakha, një nga qytetet ku rusët shkelën marrëveshjen e armëpushimit ditën e shtunë.

Zhogu iu bashkua rebelëve të mbështetur nga Rusia në vitin 2014, vit në të cilin u krijua Batalioni Sparta, një milici neo-naziste, që ka mbështetjen e Moskës. Grupi qëndron pas një vale sulmesh vdekjeprurëse kundër trupave ukrainase dhe ka zhvilluar luftë në rajonin Donbass, që nga shpërthimi i armiqësisë, tetë vjet më parë.

Vdekja e Zhogës është një tjetër goditje e madhe për Vladimir Putin, pasi ai humbi dy shefat kryesorë ushtarakë këtë javë dhe ushtria e tij nuk po arrin të bëjë përpara në territorin ukrainas, aq shpejt sa pritej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here