Google search engine
Home Bota Presidenti i Ukrainës video-telefonatë me sipërmarrësin e teknologjisë Elon Musk, i bën...

Presidenti i Ukrainës video-telefonatë me sipërmarrësin e teknologjisë Elon Musk, i bën ftesën publike

0
209

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka ftuar sipërmarrësin e teknologjisë, Elon Musk, të vizitojë Ukrainën pas luftës – me shefin e SpaceX që tha se mezi priste ta vizitonte.

Musk i ka dërguar Ukrainës një kamion me terminale interneti Starlink, të cilat lidhen me shërbimin satelitor të kompanisë së tij dhe është zotuar të dërgojë më shumë këtë javë.

Qeveria po punon për të siguruar aksesin në internet të Ukrainës mes sulmeve ruse në infrastrukturën e komunikimit.

Zelensky ishte në një video-telefonatë duke falënderuar sipërmarrësin e teknologjisë për furnizimin me pajisje Starlink në vend, të cilat mund të siguronin akses në internet nëse infrastruktura dëmtohet nga pushtimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here