Google search engine
Home Sport Strakosha ka probleme me trajnerin Sarri, largimi nga Lacio i pashmangshëm

Strakosha ka probleme me trajnerin Sarri, largimi nga Lacio i pashmangshëm

0
174

Lacio këtë sezon po vuan nga një krizë e brendshme, ku trajneri Mauricio Sarri dhe drejtori sportive, shqiptari Igli Tare, kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjeve të forta, përplasje sa kanë shkuar deri aty sa Sarri i ka vënë ultimatum klubit “Ose Tare, ose unë”. Sipas mediave italiane, janë shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë sherr mes tyre, por një nga shkaqet është pikërisht portieri Thomas Strakosha, i cili nuk shihet prioritar nga Sarri dhe për pasojë mund të largohet në verë.

Aktivizimi në ndeshjet e fundit, për ta joshur të qëndrojë

Portieri i përfaqësueses, Tomas Strakosha, ka luajtur rregullisht ndeshjet e fundit edhe pse paraqitjet e tij kanë qenë me ulje ngritje. Edhe pse futet në lojë, përsëri e ardhmja e tij shihet larg Lacios pasi trajneri Sarri do një portier të ri. Prestigjiozja italiane “Corriere  dello Sport” ka përpiluar një listë me disa nga emrat e preferuar të teknikut për të zëvendësuar Strakoshën. i pari është portieri i Çelsit Kepa Arrizabalaga me të cilin ka punuar dhe më parë. Tjetri është portieri i PSG-së, Riko. Një emër surprizë është dhe Marko Karneseki, i cili është në pronësi të Atalantës, por po bën paraqitje fantastike me Kremonesen në Serinë B. Golini është një  tjetër alternativë. Lacio dëshiron të rinovojë me Strakoshën, por duke parë që trajneri nuk e preferon atëherë e ardhmja e shqiptarit shihet larg kryeqytetit.

Rivaliteti me Berishën në Kombëtare

Strakosha ka rivalitet edhe në Kombëtare, me Etrit Berishën, por ky rivalitet ka qenë në të mirë të grupit dhe i ka sjellë gjëra pozitive ekipit. I ndërgjegjshëm se zgjedhje e parë ka qenë veteran Berisha, Strakosha ka preferuar të presë momentin e tij në një formë disi të tërhequr. Gjithsesi, në eliminatoret e Ligës së Kombeve Strakosha pritet të jetë titullar, pasi ka luajtur më shumë se Berisha dhe për shkak të aktivizimit ka shanse reale të jetë në formacionin bazë. Atë e favorizon dukshëm edhe dëmtimi i Selmait, i cili pësoi një shqetësim në tendinën e Akilit dhe do të duhet të pushojë disa muaj.

Januzaj bëhet gati për duelin me Realin, shqiptari ka cilësi dhe bën diferencën tek Sociedad

Ndërkohë që portierët po bëjnë llogaritë e tyre, një tjetër shqiptar ka qenë në fokusin e mediave këto ditë dhe bëhet fjalë për shqiptarin e kombëtares belge, Adnan Januzaj. Real Sociedadi do të jetë pa sulmuesin e krahut, Adnan Januzajn për ndeshjen kampionale që e luan ndaj Real Madridit. Trajneri i Sociedadit, Imanol Alguacil të premten ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje, në të cilën nuk e ka përfshirë Januzajn. Ai ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe nuk do t’i ndihmojë Sociedadit për duelin që luhet të shtunën prej orës 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Januzaj i ka munguar Sociedadit në tri ndeshjet e fundit në La Liga kurse këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë në 34 paraqitje. Pas 26-të xhirove të luajtura në La Liga, Real Madridi është lider me 60 pikë të mbledhura, ndërsa Sociedadi ka 44 pikë dhe zë vendin e gjashtë në tabelë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here