Konkurset për lojtarë më të mirë në botë që organizohen nga UEFA, FIFA, “France Football” etj, ka gjasa të rezultojnë skandale të mëdha ku përzgjedhja e kandidaturave bëhet nëpërmjet lobingjeve dhe interesave të klubeve dhe palëve që financojnë. Herën e fundit trofeun e “Topit të Artë” e fitoi Lionel Mesi, kurse atë të lojtarit më të mirë të FIFA-s për vitin 2021 e mori polaku i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski. Një nga lojtarët më të mmirë në botë, që ka shkëlqyer gjatë viteve të fundit me Liverpulin dhe kombëtaren e Egjiptit, Mohamed Salah, nuk është renditur as në treshen më të mirë dhe kjo mund të shkaktojë një superskandal. Në media, vlerësime të ndryshme opinionistësh e specialistësh Salah kuotohet nga lojtarët më të mirë në botë, por kur bëhen votimet zbret shumë në listë, duke ngjallur dyshime që përzgjedhja dhe numërimi i votave bëhet sipas klaneve e kulisave. Siç dihet, Leo Mesi fitoi “Topin e Artë” në vitin 2021, duke fituar garën me Robert Leëandoëskin dhe Momo Salah. “Pleshti” fitoi çmimin prestigjioz për herë të shtatë, si askush tjetër në historinë e futbollit. Salah u rendit në vend të shtatë, edhe pse zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm në aspektin personal. Ylli egjiptian i Liverpulit është befasuar dhe nuk e ka pritur mirë renditjen finale. “U trondita nga rezultatet e votimeve të ‘Topit të Artë’. Nuk kam shumë për të thënë në lidhje me këtë çështje. Askush nuk priste që të renditesha në vend të shtatë, por ja që ndodhi. Unë nuk besoj në teoritë e konspiracionit, por zgjedhja që ata bënë mund të mos ketë qenë e saktë. Nuk e di se në çfarë bazohet zgjedhja e tyre. Nuk di çfarë të them, thjesht mbeta i tronditur nga rezultatet. E njëjta gjë vlen edhe për faktin që nuk u përfshiva në formacionin më të mirë të FIFA-s. Jam i lumtur që ka njerëz që mendojnë se meritoj më shumë”, deklaroi sulmuesi i “The Reds”. Kujtojmë që Salah gjeti shpërthimin e duhur në Premier League angleze dhe falë lojës së tij cilësore, ai ka mundur të jetë protagonist absolute në fitoret dhe trofetë e Liverpulit gjatë viteve të fundit, përfshi edhe trofeun e Champions League. Më parë ai ka luajtur në Holandë por edhe me Romën në Itali, para se të shkonte në Premier League për të shkruar faqe të mëdha suksesi. “Faraoni” vijon të shkëlqejë sezon pas sezoni me Liverpulin dhe trajneri Jurgen Klop e vlerëon shumë atë.









































