Google search engine
Home Aktualitet “Parku i Artit” në ish-Kinostudio, me një infrastrukturë për sektorin kulturor dhe...

“Parku i Artit” në ish-Kinostudio, me një infrastrukturë për sektorin kulturor dhe krijues

0
199

“Parku i Artit” po ngrihet në hapësirat e ish -Kinostudios. Një projekt i bërë dije disa kohë më parë nga Ministria e Kulturës, që u prezantua në shkurt të vitit që lamë pas. Projekti mbulon mbi 16 mijë metra katrorë sipërfaqe të jashtme dhe mbi 2100 metra katrorë sipërfaqe të brendshme. Projekti po zhvillohet  në hapësirat rreth ish -Kinostudios, një godinë që gëzon statusin monument kulture në vendin tonë. Ish -Kinostudio, ky kompleks neoklasik u projektua nga një grup arkitektësh sovjetikë dhe u ndërtua nga specialistët shqiptarë në vitet 1950-1952. Dikur ka qenë ndërtesa e Studios Kombëtare Shqiptare të Filmit e njohur si Kinostudio “Shqipëria e Re” si dhe e Arkivave Kombëtare të Filmit. Ministria e Kulturës të premten bëri me dije se është drejt fundit faza e rehabilitimit të infrastrukturës për ngritjen e “Parku i Artit”, në hapësirat e ish-Kinostudios. “Deri më tani është realizuar mbi 70 për qind e punimeve të fazës I, për “Rivitalizimin dhe përmirësimin e hapësirës së gjelbër” dhe “Restaurimin, adaptimin e TV Ballkan dhe kinemasë””, bëhet me dije nga MK. Projekti, i cili rijetëson parkun natyror dhe e kthen atë në një hapësirë arti, së shpejti sipas MK do të jetë në funksion të artistëve dhe të qytetarëve, duke rikualifikuar zonën e ish-Kinostudios dhe duke e shndërruar atë në një pol të rëndësishëm kulturor dhe social. “Zhvillimi i një qendre kulturore, në një nga ndërtesat më me vlerë në qytet, e cila gjithashtu ka edhe statusin “Monument kulture”, synon të arrijë rijetësimin urban të zonës jo vetëm duke rindërtuar të gjithë kompleksin, por edhe duke krijuar një infrastrukturë, që do të inkurajojë zhvillimin e sektorit kulturor dhe krijues”, thuhet rreth projektit.

Hapësira e re në park

Hapësira e re, e cila pritet që t’i shtohet së shpejti kryeqytetit, do të jetë e aksesueshme për artistët, operatorët kulturorë, sipërmarrësit krijues dhe për një gamë sektorësh plotësues dhe bashkëveprues të fushave, që potencialisht do të ofronin një zhvillim të qëndrueshëm të zonës. Ministria bën me dije se njëkohësisht, në kuadër të projektit janë organizuar një seri workshop-esh, si Pitch Meeting, Creative Hubs, Creative and Cluster Industries, Arts and Culture, Assembling the Strategy, me pjesëmarrjen e partnerëve të huaj, por edhe aktorëve lokalë, duke pasur si synim shkëmbimin e ideve, përvojave dhe disa prej praktikave më të mira të zbatuara. “Ministria e Kulturës duke njohur rolin, që luajnë sektorët kulturorë dhe krijues në zhvillimin territorial, ka ndjekur një program gjithëpërfshirës të aktiviteteve ndërkufitare”, thuhet për projektin. Sipas ministrisë, krijimi i mobilitetit rajonal të arteve dhe shkëmbimet e vizitave do të përmirësojë në ndërtimin e partneriteteve dhe kontakteve; krijimin e rrjeteve; promovimin e tregjeve të reja artistike; krijimin e vendeve të reja të punës në sektorët e kulturës dhe kreativitetit; promovimin e diversitetit kulturor dhe dialogut ndërkulturor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here