Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po ndikon ndjeshëm në rritjen e çmimit të karburantit. Efektet tashmë janë dhënë edhe në vendin tonë.
Në rrjetet sociale, po qarkullon me shpejtësi se në pikat e karburantit në Shqipëri çmimi i naftës ka arritur në 2300 lek të vjetra litri.
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimit dhe në të njëjtën kohë shprehen se duhet një ndërhyrje nga ana e qeverisë për të frenuar një rritje të mëtejshme.
Kjo është rritja e tretë brenda dy ditëve. Vetëm të mërkurën nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me 38 lekë.











































