Instalacioni “Këpucët e kuqe” i artistes Elina Chauvet, më 8 mars në Durrës dhe Tiranë. Në Durrës te shkallët pranë galerisë së artit pamor “Nikolet Vasia”, si dhe përgjatë skulpturës “Vija e dritës” së artistit Ilirian Xhixha në sheshin “Liria”, ndërsa në Tiranë në sheshin “Skënderbej”. Teatri “Aleksandër Moisisu” më herët shprehej se ky instalacion është një thirrje ndërgjegjësimi e solidarizimi përballë një situate dhune kundrejt grave në Shqipëri e kudo në botë. “Këpucët e kuqe” nisi në qytetin e Juárez, Chihuahua Mexico. Në 22 gusht të vitit 2009 erdhi si një marshim për 33 gra të vrara, e vit pas viti këto hapa solidariteti janë shtuar, duke treguar mungesën dhe dhimbjen që këto vrasje sjellin në shoqëritë tona, e tashmë është kthyer në një marshim të madh solidariteti ndaj grave duke u përhapur nga Amerika në Evropë (Meksikë, Argjentinë, Itali, Spanjë, Mbretëri e Bashkuar, Suedi, Kili, Ekuador, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Brazil,Paraguaji, Francë, Afrikë e shumë të tjerë. Më herët teatri i Durrësit bënte ftesë për tu bashkuar në këtë instilacion. “A ke një palë këpucë çfarëdolloj ngjyre, modeli a numri? Bashkohu dhe ti në instilacionin “Këpucët e kuqe” të artistes meksikane Elina Chauvet”, thuhej nga institucioni. Në vijim të aktiviteteve të marsit, në faqen e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Facebook/Instagram/Youtube, më datë 8 një videomesazh sensibilizues “Vramë”, ku përveç aktoreve të teatrit janë bashkuar edhe aktoret Raimonda Bulku, Anila Bisha, autorja nga Prishtina Kaltrina Pacolli si dhe dy aktore të njohura dhe njëkohësisht dy drejtore të dy prej teatrove më të rëndësishëm në Shqipëri, e teatrit “Migjeni” në Shkodër Rita Gjeka dhe e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, Zamira Kita. Më datë 9 mars do të jetë shfaqja “Gra të lira” me një kast aktoresh si Margarita Xhepa, Luiza Xhuvani, Raimonda Bulku, Olta Daku, Erjona Kakeli, Alessia Xhemalaj, etj, me regji nga Driada Dervishi, pjesë e “FemFest” festivalit të parë femëror të zhvilluar në Tiranë nga “BashArt”.
Home Aktualitet Instalacioni “Këpucët e kuqe” në Durrës dhe Tiranë, një thirrje ndërgjegjësimi dhe...









































