Google search engine
Home Lifestyle SEKRET/ Publikohet zyrtarisht videoklipi përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision

SEKRET/ Publikohet zyrtarisht videoklipi përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision

0
220

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka publikuar videoklipin e këngës “Sekret” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”.

Ashtu siç ajo kishte paralajmëruar, videoklipi është si një përrallë dhe Ronela është personazhi i legjendave. Ditën ajo është një grua e bukur dhe mahnitëse që natën shndërrohet në përbindësh.

Producenti i këtij videoklipi është Ledion Liço dhe nuk kishte se si të zhgënjente as këtë herë.

Të gjithë tashmë janë bërë kuriozë se si do të performojë Ronela në skenën e Eurovisionit. Nuk na mbetet veçse të presim muajin maj.

https://youtu.be/iMu47raqbcc

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here