Google search engine
Home Bota “Rusia të ndërpresë menjëherë aktivitetet ushtarake në zonë”, Biden dhe Johnson ngrenë...

“Rusia të ndërpresë menjëherë aktivitetet ushtarake në zonë”, Biden dhe Johnson ngrenë alarmin dhe i dërgojnë ultimatumin e prerë Putinit pas sulmit në centralin bërthamor në Ukrainë

0
144

Presidenti i SHBA Joe Biden foli me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të marrë një informacion mbi zjarrin në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia dhe i kërkoi Rusisë të ndërpresë aktivitetet e saj ushtarake në zonën e prekur dhe të lejojë aksesin e urgjencës në termocentral.

“Presidenti Biden iu bashkua Presidentit Zelenskyy për t’i kërkuar Rusisë që të ndërpresë aktivitetet e saj ushtarake në zonë dhe të lejojë zjarrfikësit dhe reaguesit e urgjencës të hyjnë në vend,” tha Shtëpia e Bardhë.

Një reagim i fortë ka ardhur edhe nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Johnson ka paralajmëruar se Vladimir Putin po “kërcënon të gjithë Europën” për shkak se po përhap zjarr në stacionin e energjisë bërthamore në Zaporizhzhia në Ukrainë.

 Me anë të një postimi në Twitter, Johnson i ka quajtur veprimet e Putinit si të pamatura dhe që rrezikojnë sigurinë e Evropës.

“Sapo fola me Presidentin Volodymir Zelensky në lidhje me situatën jashtëzakonisht shqetësuese në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia. Rusia duhet të ndërpresë menjëherë sulmin e saj ndaj termocentralit dhe të lejojë akses të papenguar për shërbimet e urgjencës në termocentral.”, shkruan ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here