Google search engine
Home Bota Raundi i dytë i bisedimeve, reagon Kremlini zyrtar dhe zbulon çfarë ndodhi...

Raundi i dytë i bisedimeve, reagon Kremlini zyrtar dhe zbulon çfarë ndodhi dje: Ukrainasit janë njohur me kërkesat tona dhe po…

0
230

Pas negociatave që u zhvilluan dje me delegacionin ukrainas, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov ka dalë sot me një reagim. Ai bën të ditur se deri më tani nuk ka asnjë nënshkrim të ndonjë dokumenti zyrtar mes Rusisë dhe Ukrainës, pas raundit të dytë të bisedimeve që u zhvilluan të enjten.

“Rundi i dytë i negociatave u zhvillua dje,” tha Peskov në një konferencë me gazetarët. “Tani është në dorën e këtyre negociatave. Është një mundësi që delegacionet t’i përcjellin njëri-tjetrit të gjithë elementët e pozicioneve pa ndërmjetës të panevojshëm. Elementet e qëndrimit tonë janë vënë në vëmendje të palës ukrainase.”

I pyetur për mundësinë e nënshkrimit të ndonjë marrëveshjeje të nivelit të lartë nga të dyja palët, Peskov tha: “Nuk flitet ende për (nënshkrimin) e ndonjë dokumenti. Bisedimet që u zhvilluan ishin një mundësi e mirë për të përcjellë qartë vizionin tonë për këtë problem.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here