Google search engine
Home Bota “Pusho në paqe mike e dashur”/ Shokon analisti rus, nxjerr shishen LIVE...

“Pusho në paqe mike e dashur”/ Shokon analisti rus, nxjerr shishen LIVE në emision dhe ngre dollinë e pazakontë

0
187

Një analist ekonomik në Rusi ngriti një dolli me fund për “vdekjen e bursës ruse”, teksa ishte në transmetim “live” në një emision televiziv.

Alexander Butmanov, një ekonomist i njohur në Rusi, ishte i ftuar në rrjetin rus të lajmeve RBC për të diskutuar mbi fatin e tregut vendas, pas sanksioneve të vendosura mbi Rusinë.

Eksperti i aksioneve nxori gjatë transmetimit një shishe dhe tha: “E dashur bursë, ju keni qenë pranë nesh dhe keni qenë interesante. Pusho në paqe mike e dashur.”

Kujtojmë se aksionet ruse të listuara në indeksin Moex të Moskës pësuan rënien më të madhe rekord një ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës javën e kaluar, duke rënë me më shumë se 35 për qind.

Gjithashtu dhe rubla ruse ra në një rekord të ulët kundrejt dollarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here