Google search engine
Home Bota Ministri i jashtëm bën deklaratën tronditëse: Ushtarët rus po përdhunojnë gratë ukrainase

Ministri i jashtëm bën deklaratën tronditëse: Ushtarët rus po përdhunojnë gratë ukrainase

0
177

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba denoncoi sot përdhunimet e kryera nga ushtarët rusë në qytetet  e Ukrainës.

Kuleba nuk dha prova për të mbështetur  deklaratën  tronditëse. Ndërkohë Reuters shkruan se  nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyër të njëanshme pretendimin e ministrit ukrainas.

“Kur bien bomba në qytetet tuaja, kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara dhe kur kemi raste të shumta, për fat të keq, me ushtarë rusë që përdhunojnë gra në qytetet e Ukrainës, është e vështirë, natyrisht, të flasim për efektivitetin e ligjit ndërkombëtar,” tha ministri gjatë fjalimit të tij në Institutin Mbretëror të Mardhënieve Ndërkombëtare  në Londër.

“Por ky është i vetmi instrument kulturor që kemi në dispozicionin tonë për të siguruar që të gjithë ata që bënë të mundur këtë luftë të jenë më në fund përgjegjës përpara drejtësisë, ” tha Kuleba.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here