Gazetari Artan Hoxha i ftuar sot në emisioni9n ‘ABC e mëngjesit’ ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e tij.
Kurioz dhe i apasionuar për të zbuluar enigma, ai sot tregon se për shkak të shkrimeve e të fakteve që ka botuar në gazetat ku ai ka qenë i punësuar, ka rrezikuar arrestimin e deri tek përjetimi i qëndrimit në qelinë e burgut. Artan Hoxha gjatë intervistës tregon ndër të tjera kërcënimet dhe se si u bë “non grata” në Lazarat, atje ku në tavolinën ngjitur dëgjonte kërcënimet për jetën e tij “vetëm mos e takofshim se do e vrasim”.
Ndryshe nga herët e tjera gazetari Artan Hoxha zgjedh të flasë se si është ndjerë ai, bashkëshortja dhe familja e tij kur atë e përndiqnin në lagje, kur tentuan ta nxjerrin nga autostrada makina me targa të huaja, kur i kanë vendosur pistoletën në kokë e kur e kanë rrëmbyer. Madje ai me shaka thotë që është i lumtur që nuk e kanë goditur asnjëherë “më kanë rrëmbyer e vënë pistoletën në kokë por asnjëherë goditur me grusht fatmirësisht”.









































