Google search engine
Home Lifestyle Dalin pamjet e satelitit, zbardhet vendi ku po lundron jahti 100 mln...

Dalin pamjet e satelitit, zbardhet vendi ku po lundron jahti 100 mln $ i Putin, shumë pranë armëve bërthamore

0
308

UImazhet satelitore të marra nga CBS News tregojnë jahtin 100 milionë dollarësh të Putinit që lundron në ujërat më të sigurta ruse.

Teksa Evropa dhe SHBA-të vendosën një sërë sanksionesh agresive që synojnë presidentin rus Vladimir Putin, super jahti që ai besohet se zotëron ka gjetur një port të sigurt shumë të militarizuar në ujërat territoriale ruse për të lundruar.

Në imazhet e reja satelitore të marra nga CBS News, jahti shihet i ankoruar në një port në Kaliningrad, pranë armëve bërthamore të Rusisë.

Ekspertët thonë se anija luksoze e Putinit është bërë një simbol jo vetëm i pasurisë së tij të madhe të fshehur, por edhe se nga kanë rrjedhur paratë për blerjen e tij.

“Putin është dinak. Ai di të fshihet kur duhet,” tha John Smith, ish-drejtor i Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit të Thesarit, i cili administron dhe zbaton të gjitha sanksionet e huaja.

Të dhënat nga MarineTraffic, një grup global i inteligjencës, tregojnë se jahti i supozuar i Putinit, Graceful, u largua nga Gjermania dy javë para pushtimit të Ukrainës.

“Do të ishte e drejtë të thuhet se ai është ndër njerëzit më të pasur në botë,” tha Smith.

Megjithëse ai e shet veten si njeri i popullit, pasuria e tij vlerësohet të jetë më shumë se 100 miliardë dollarë.

https://www.instagram.com/reels/audio/1025271044999984

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here