Google search engine
Home Bota Ukraina nxjerr DOKUMENTET sekrete të rusëve, del me njoftimin shumë me rëndësi...

Ukraina nxjerr DOKUMENTET sekrete të rusëve, del me njoftimin shumë me rëndësi dhe zbulon çfarë po ndodh: Do të na duhen për Hagën

0
238

Pushtuesit rusë po humbasin jo vetëm pajisje dhe njerëz, por edhe dokumente sekrete. BBCshkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë. Në duar të ushtarëve ukrainas ranë dokumentet e planifikimit të një prej njësive të Marinsave të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse.

Njësia e pushtuesve do të zbarkonte në zonën e vendbanimit Stepanovka-1 dhe më pas do të vepronte me njësitë e tjera ushtarake të Federatës Ruse. Qëllimi përfundimtar i këtyre forcave ishte bllokimi dhe kontrolli i Melitopolit.

“Nëse edhe një herë një nga të burgosurit thotë se ka ardhur për të studiuar dhe ka humbur rrugën – mos e besoni! Ne do t’i themi një gjë pushtuesve rusë: mbajini pajisjet dhe dokumentet tuaja sekrete se do të na duhen, e para – për mbrojtësit tanë, dhe e dyta – për Hagën,”- shkruan Ministria e Mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here