“Punë dhe gjumë”, Zelensky flet nga bunkeri ku është strehuar: S’e kam parë familjen prej disa ditësh! (VIDEO)

0
278

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar përmes një intervistë të dhënë për mediat ndërkombëtare se si është jeta e tij tashmë që vendi i tij ndodhet nën agresionin rus.

Zelensky u shpreh nga vendstrehimi ku po qëndron në Kiev, se dita e tij në këto momente është punë dhe gjumë. Ai shtoi se me familjen është parë tre ditë më parë, ose siç e quan ai në mes të luftës.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Si është jeta juaj gjatë pushtimit?

Zelensky: Punë dhe gjumë

Gazetari: A mund ta shihni familjen dhe fëmijët?

Zelensky: Jo

Gazetari: Kur ishte hera e fundit që ju I keni takuar?

Zelensky: Përpara luftës, jo më falni tre ditë më parë, në mes të luftës.

https://www.instagram.com/reel/CalF6CQpFIZ/?utm_medium=copy_link

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here