Google search engine
Home Bota Lufta nuk ndalet, Ukraina paditi Rusinë në Hagë për gjenocid, Gjykata Ndërkombëtare...

Lufta nuk ndalet, Ukraina paditi Rusinë në Hagë për gjenocid, Gjykata Ndërkombëtare tregon vendimin e fundit

0
344

Seanca e parë mbi padinë e Ukrainës kundër Rusisë për shkeljen e Konventës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për gjenocid do të mbahet më 7 dhe 8 mars. Ky njoftim është bërë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ).

Organi gjyqësor i OKB-së në një njoftim shpalli datat e seancës për padinë e Ukrainës kundër Rusisë për shkelje të Konventës së OKB-së të vitit 1948 për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit.

Njoftohet se seanca do të zhvillohet në një format hibrid, duke theksuar se pala ukrainase do të dëgjohet më 7 mars, ndërsa pala ruse më 8 mars.

Gjykata paralajmëroi Rusinë që të përmbahet nga procedurat që do të eliminonin efektin e ndalimeve të mundshme që do të shpallen.

Ukraina paraqiti një kërkesë në ICJ kundër Rusisë më 26 shkurt për shkelje të Konventës së OKB-së për gjenocid.

Ukraina, gjatë paraqitjes së kërkesës së saj para GJND-së, u bazua në konventën e vitit 1948 për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit të gjenocidit, ose me pak fjalë, konventën e gjenocidit. Si Ukraina ashtu edhe Rusia janë nënshkruese të kësaj konvente. Neni IX i konventës së gjenocidit i jep kompetenca GJND-së për të vendosur “mosmarrëveshjet ndërmjet Palëve Kontraktuese në lidhje me interpretimin, zbatimin ose përmbushjen e kësaj Konvente”.

Është sipas nenit IX të konventës së gjenocidit që Ukraina ka kërkuar ndërhyrjen e GJND-së në një përpjekje për të ndaluar sulmin e Rusisë.

Në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, ku një pjesë e madhe e popullsisë është me origjinë ruse, separatistët kanë shpallur të ashtuquajturat “Republika Popullore” të pavarura dhe Rusia i ka njohur ato administrata.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se qëllimi i tyre ishte “të mbrojnë njerëzit që u ekspozuan ndaj gjenocidit nga Kievi dhe të çmilitarizojnë dhe denazifikojnë Ukrainën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here