Oligarku ruso-uzbek Alisher Usmanov, i cili ka lidhje të gjata me Kremlinin, është vënë në shënjestër të sanksioneve të Bashkimit Europian për shkak të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.
Kundërshtari i presidentit Vladimir Putin aktualisht në burg, Alexei Navalny kishte kërkuar për një kohë që Ousmanov të sanksionohej për shkak të afërsisë së oligarkut me autoritetet ruse.
Pas këtij vendimi, Alisher Ousmanov, i cili ishte rizgjedhur nëntorin e kaluar për mandatin e tij të katërt, si president i Federatës Ndërkombëtare të Skermës, u largua nga ajo. Nuk mund të shprehehshin ndryshe rekomandimet e IOC për të ndaluar sportistët rusë nga të gjitha garat ndërkombëtare.
Usmanov publikoi një deklaratë në faqen e internetit të FEI, në të cilën ai shpjegon se këto sanksione janë “të padrejta” dhe janë marrë në bazë të “akuzave të rreme dhe shpifëse që dëmtojnë nderin, dinjitetin dhe reputacionin tim si biznesmen”.
Përveç detyrave të tij si president, Usmanov është gjithashtu një donator i madh për FEI. Një ditë pas këtij njoftimi, më 2 mars, FEI publikoi një deklaratë për shtyp në të cilën përmendte se do të respektonte rekomandimet e IOC për të anuluar garat e planifikuara në Rusi dhe për të mos ftuar atletët dhe zyrtarët rusë për të marrë pjesë në gara.
Si rezultat, edhe Alisher Ousmanovit i ndalohet të marrë pjesë në federatën që ai kryeson. Ai është gjithashtu i përfshirë financiarisht në klubin anglez të futbollit Everton, i cili pezulloi kontratat e sponsorizimit me të.






































