Ekspozita “Kohë dhe pafundësi” hapet të galerinë “Jordan Misja”

0
297

Ekspozita “Kohë dhe pafundësi” u çel në kuadrin e 75-vjetorit të liceut artistik “Jordan Misja”. Në galerinë e liceut studentët e atelierit të pikturës të shkollës artistike “Jordan Misja” (viti i dytë dhe i tretë) janë përpjekur dhe kanë hulumtuar rreth temës së kohës dhe pafundësisë. Ekspozitën e kanë organizuar dy pedagoget e pikturës Enkelejd Zonja dhe Bertrand Shijaku, dhe përfshin mediume të ndryshme si piktura, instalacioni, fotografia, kolazhi, etj. Disa kanë hedhur dritë në të kaluarën e tyre personale dhe gjithashtu kanë reflektuar për mënyrën se si epokat e ndryshme kanë lënë gjurmë në historinë e artit. Disa të tjerë janë  frymëzuar nga vepra dhe autorë të njohur të periudhës klasike, moderniste, gjitha ashtu te qasjet me akademike si përshembull trajtimi i natyrës së qetë. Pedagogu Enkelejd Zonja në materialin rreth ekspozitës shprehet se studentët ngrenë pyetje edhe për ëndrrën e madhe të njeriut, atë të “Frenimit të Kohës” si edhe përpjekjes së shkencës për të gjetur formulën e zgjatjes pafund të jetës njerëzore në tokë ose përtej saj diku gjetkë. “Ata janë lënë të lirë të shprehin dhe interpretojnë idetë e tyre për mënyrën se si ata e perceptojë në kohën, të pafundmen ose të përjetshmen. Çdo individ e percepton rrjedhën e kohës ndryshe. Perceptimi i kohës i referohet përvojës subjekti vetë secilit, ose kohëzgjatjes së perceptuar të ngjarjeve, të cilat mund të ndryshojnë ndjeshëm midis individëve në rrethana të ndryshme. Edhe pse koha fizike duhet të jetë pak a shumë objektive, koha psikologjike është subjektive dhe potencialisht e lakueshme, e ilustruar nga frazat e zakonshme si “koha fluturon kur argëtohesh” dhe “një tenxhere e shikuar nuk vlon kurrë””, shprehet ai. Kjo lakueshmëri vijon pedagogu, bëhet veçanërisht e dukshme nga iluzionet e ndryshme kohore, që përjetojmë. “Në pafundësi, domethënë një ekzistencë thelbësisht e përjetshme, ku kategoritë e së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes thjesht nuk zbatohen”, shprehet Enkelejd Zonja ndër të tjera në material. Ekspozita do qëndrojë hapur deri më 10 mars.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here