Oligarku rus Mikhail Fridman ka dhënë dorëheqjen nga bordi i kompanisë që zotëron Holland & Barrett, pasi ai u akuzua se i mundësoi Vladmir Putinit pushtimin në Ukrainë. 57-vjeçari mbetet aksioner i grupit të investimeve LetterOne, raporton Daily Mail.
Oligarku u largua nga bordi i LetterOne menjëherë pasi BE-ja e shtoi atë në listën e sanksioneve pas pushtimit rus të Ukrainës. BE i ka ngrirë atij asetet në vendet anëtare dhe e ka ndaluar të udhëtojë brenda bllokut.
Së bashku me miliarderët gjermanë dhe Alexei Kuzmichev, Fridman zotëron grupet e investimeve Alfa Group dhe LetterOne. Fridman rezulton njeriu i 11-të më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar në Listën e Pasurëve të ‘The Sunday Times 2021’, me një pasuri prej 10.9 miliardë £. Ai u rendit si njeriu i 128-të më i pasur në botë nga Forbes në 2021.






































