Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka vendosur kushtet e tij për negociata të mëtejshme me Rusinë, duke këmbëngulur se forcat ruse duhet të “ndalojnë bombardimin e civilëve” përpara se të fillojnë bisedimet për një armëpushim. Duke folur në një intervistë me CNN dhe Reuters, Zelenskyy tha:
“Është e nevojshme që të paktën të ndalohet bombardimi i njerëzve, thjesht të ndalohen bombardimet dhe më pas të ulemi në tryezën e bisedimeve.” Zelenskyy u kërkoi anëtarëve të NATO-s të vendosin një zonë ndalim fluturimi për të ndaluar forcat ajrore ruse.
“Këtu nuk bëhet fjalë për tërheqjen e vendeve të NATO-s në luftë. E vërteta është se të gjithë prej kohësh janë tërhequr në luftë dhe definitivisht jo nga Ukraina, por nga Rusia – një luftë në shkallë të gjerë po vazhdon.”
Për anëtarësimin në NATO, ai tha: “Partnerët tanë, nëse nuk janë të gatshëm ta marrin Ukrainën në NATO… sepse Rusia nuk dëshiron që Ukraina të jetë në NATO, duhet të përpunojnë garanci të përbashkëta sigurie për Ukrainën. Kjo do të thotë se ne kemi integritetin tonë territorial, se kufijtë tanë janë të mbrojtur, kemi marrëdhënie të veçanta me të gjithë fqinjët tanë, jemi plotësisht të sigurt dhe garantuesit që na japin sigurinë, ata e garantojnëkëtë ligjërisht.”-tha ai.






































