Qendra e qytetit Kharkiv në Ukrainën lindore është goditur nga një sulm me raketa nga forcat ruse.
Një video e filmuar me celular ka mundur të regjistrojë të gjithë sulmin. Raketa fillimisht përplaset në pjesën e përparme të ndërtesës së Administratës Rajonale Shtetërore, duke shkaktuar një shpërthim të madh e të zjarrtë, por duke dëmtuar dhe makinat aty pranë.
Një video tjetër e filmuar pas shpërthimit tregon qendrën e qytetit të shkatërruar plotësisht.
Nga sulmi nuk raportohet ende për të lënduar apo viktima. BBC ka verifikuar videon në të cilën shfaqen pasojat e shpërthimit.
Qyteti verilindor i Kharkiv-it ka pasur luftime të ashpra dhe bombardime ajrore që nga fillimi i sulmit rus e deri në ditën e 6-të të agresionit që jemi sot.
Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës me një popullsi prej 1.6 milionë banorë.






































