Armët e destinuara për në Ukrainë nuk do të kalojnë më tranzit nëpër territorin hungarez.
Kryeministri Viktor Orban deklaroi sot e kanë marrë këtë vendim për të mirën e popullit të tyre.
“Kemi vendosur që nuk do të pranojmë këto dërgesa”, tha ai.
Hungaria kufizohet me Ukrainën për 140 kilometra dhe vendimi, shpjegoi kryeministri, lidhet me praninë e mbi 100,000 qytetarëve nga Hungaria në rajonin e Ukrainës perëndimore të Zakarpattia.
“Siguria e tyre do të vihej në rrezik. Është në interes të qytetarëve hungarez që Hungaria të mbetet jashtë kësaj lufte”, shtoi ai.






































