Google search engine
Home Bota Të gjithë po dalin kundër Putinit, ish-ministri rus i bën thirrje kolegëve...

Të gjithë po dalin kundër Putinit, ish-ministri rus i bën thirrje kolegëve të tij: Jepni dorëheqjen! Është thjesht e pamundur të mbështetet kjo luftë

0
340

Ish-ministri i parë i punëve të jashtme, i cili shërbeu nën Presidentin rus Boris Jelcin në vitet 1990 u bën thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës.

“Të dashur diplomatë rusë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandues të lirë. Kur punoja në Ministrinë e Jashtme, isha krenar për kolegët e mi”, shkruan Andrei Kozyrev.

“Tani është thjesht e pamundur të mbështetet lufta e përgjakshme vëllavrasëse në Ukrainë”, shton më tej ai.

Thirrja vjen pasi dhjetëra diplomatë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u larguan teksa ministrit i Jashtëm rus Sergei Lavrov mbajti fjalën e tij gjatë seancës vjetore të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here