Google search engine
Home Bota “Situata është e rëndë! Nuk kam qenë kurrë kaq e frikësuar”/ Këngëtarja...

“Situata është e rëndë! Nuk kam qenë kurrë kaq e frikësuar”/ Këngëtarja Ruslana i përlot të gjithë me thirrjen e saj, zbulon qëllimin e fshehtë të Putinit: Ai është terrorist, do që të vrasë…

0
267

Këngëtarja ukrainase, Ruslana e cila u bë e njohur për të gjithë me këngën e saj në Eurovizion 2004, ku fitoi çmimin e parë, ka dalë me një mesazh të fortë në lidhje me luftën që po zhvillohet në vendin e saj.

“Situata është e rëndë. Nuk kam qenë kurrë kaq e frikësuar për të gjithë njerëzit në Ukrainë, por edhe për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Nuk kemi parë kurrë një luftë të tillë. Bomba, raketa, tanke, shumë gënjeshtra dhe dezinformata, përmes internetit dhe mediave sociale. Jemi të shokuar”., shprehet këngëtarja.

Gjithashtu ajo ka shtuar se populli ukrainas po përjeton orë tragjike.

Më tej Ruslana tregoi se për momentin nuk është me familjen e saj dhe nuk e di nëse ka shtëpi.

“Unë nuk jam me familjen time, nuk e di nëse kam apo jo shtëpi për momentin dhe ju kërkoj të bëheni një me ne paqeruajtësit. Ndihmoni, flisni, por ndihmoni pak. Ju lutemi mos na injoroni. Njerëzit tani jetojnë në bodrume, në strehimore ditët e fundit. Çfarë do të ndodhë me fëmijët? Çfarë do të ndodhë me të moshuarit? Ata nuk mund të hanë, nuk mund të flenë. Unë nuk jam me familjen time, nuk mendoj për veten time. “Unë përdor zërin dhe emrin tim për të bërë gjithçka që mundem për të ndaluar luftën e Putinit.”, shprehet ajo.

Në një intervistë të dhënë më herët ajo ka theksuar: Plani i Putinit është i tmerrshëm. Për t’i treguar botës se Ukraina është një hiç. Ai dëshiron të ndërtojë një botë vetëm për Rusinë. Ai është një terrorist i rrezikshëm. Ai po përpiqet të vrasë Kievin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here