Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov ka dalë me një deklaratë të rëndësishme ndërkohë që Rusia ka paralajmëruar sulme në Kiev.
Ministri Oleksiy Reznikov ka paralajmëruar për një “sulm psikologjik” të mundshëm nga Rusia.
Në një postim në Facebook, ai tha se Rusia po planifikonte të ndërpriste komunikimet.
“Pas kësaj, do të ketë një shpërndarje masive të lajmeve të rreme për udhëheqjen ushtarako-politike të Ukrainës që supozohet se ka rënë dakord për kapitullimin e vendit”, shkroi ai.
“Për të vërtetuar lajmin e rremë, ata do të publikojnë foto të dokumenteve të nënshkruara dhe një video të rreme. Kjo është gënjeshtër.
Ata nuk do ta realizojnë diçka të tillë. Nuk do të ketë kapitullim! Vetëm fitore!” përfundoi ministri.






































