Google search engine
Home Aktualitet Priten reshje bore edhe në Tiranë, mësoni si parashikohet të jetë moti...

Priten reshje bore edhe në Tiranë, mësoni si parashikohet të jetë moti sot në gjithë vendin tonë

0
250

Gjatë ditës së sotme, do të ketë vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa në zonat malore nuk do të mungojnë reshjet e dëborës.

Sipas Meteoalb, moti do të jetë i paqëndrueshëm ndërsa temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 7°C, në zonat e ulëta nga 3°C në 8°C dhe në zonat bregdetare nga 5°C në 8°C

Era do të fryjë në drejtim lindor-verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Për shkak të masave ajrore më të ftohta pritet që reshjet e borës me intensitet të ulët (në formën e flokëve të dëborës) të prekin kryeqytetin por edhe zonat bregdetare.

Edhe në Kosovë do të ketë vranësira që do të shoqëorohen me reshje shiu apo dëbore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here