Google search engine
Home Ekonomi Plas informaliteti në tregun e prodhimit dhe përpunimit të qumështit, skema e...

Plas informaliteti në tregun e prodhimit dhe përpunimit të qumështit, skema e re e taksimit fut në kolaps fabrikat

0
299

Industria e qumështit është  futur në kolaps pas heqjes së TVSH, e cila ishte në nivelin e 6 përqind. Nga 1 janari 2022 hyri në zbatim ndryshimi për heqjen e 6% TVSh-je të rimbursueshme. Masë e cila u kundërshtua nga industria, pasi heqja e skemës rrit kostot e prodhimit. Për të përballuar rritjen e kostove të prodhimit nga rritja e çmimit të qumështit dhe lëndëve të tjera, Shoqata e Industrisë të Përpunuesve kërkon reduktimin e TVSh-në në shitje 6% ose kthimin e TVSH-së të rimbursueshme në masën 20% pasi këto ndryshime fiskale nuk do të lejonin rritjen e çmimeve për konsumatorin, si dhe produktet shqiptare do të ishin të konkurrueshme me produktet e rajonit. Por ç’ndodh sot në realitet. Pas kësaj mase në tregun e përpunimit të qumështit ka filluar konkureca e pandershme e cila ka filluar të rrisë ndjeshëm evazionin fiskal. Prej disa muajsh një pjesë e prodhuesve ka filluar të grumbullojë qumështin pa faturë. Fermerët që dorëzojnë qumështin pa faturë  marrin 40 lekë për litër qumësht, në të kundërt kjo sasi me faturë grumbullohet me 35 lekë për prodhuesin.  Në kushtet aktuale janë shumë baxho dhe fabrika përpunimi që kanë grumbulluar qumështin pa tvsh dhe kanë sasi të konsiderueshme të prodhimit në magazinat e tyre të cilat janë jashtë sistemit fiskal.

Kush i mbulon këto baxho e fabrika përpunimi dhe  ku e shesin mallin  që kanë mbushur depot frigoriferike me djathë të bardhë e kaçkavall?

 Nga një kontroll i tatimorëve në dy baxho në Sarandë dhe Vlorë u gjendën sasi të konsiderueshme malli në përpunim.  Pas kontrollit, punonjësit e tatimeve u tërhoqën dhe nuk  dorëzuan asnjë procesverbal për situatën shqetësuese që panë  në këto punishte. E njëjta situatë është në gjithë Shqipërinë. Nga një nismë për të formalizuar prodhimin bujqsor, skema e re e TVSH po rrit informalitetin në maja dhe për më shumë po dëmton prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore.   Ka një  sasi të madhe malli nëpër tregje,  e cila qarkullon lirisht pa faturë dhe pa markë prodhuesi pa u shqetësuar nga organet kopetente.

Sot në gjithë vendin shiten qindra ton qumësht pa fatura dhe po aq tonë qumësht përpunohetnë mënyrë ilegale.  Asnjë litër qumësht nuk është deklaruar prej 2 muajsh dhe skemat e subvencionit nuk po japin efekt për formaizimin e tregut.

Tregtimi i kësaj sasie bëhet hapur në treg pa fiskalizimin e pretenduar nga qeveria aktuale. Ndërkohë që një pjesë e prodhuesve lundron në informalitet, duke bërë konkurrencë të pandershme në treg janë fermerët që nuk do të kenë mundësi të subvencionohen nga skema 3.2 miliardë lekë që po aplikon Ministria e Bujqësisë.

Kalimi në këtë informalitet po tregon qartë se skema kombëtare 2022 për blegtorinë është e pamjaftueshme dhe nuk arrin të subvencionojë koston e lartë të prodhimit të qumështit nga fermat.

Situata aktuale për fermerët skandaloze

Mbi të gjitha, situata e blegtorisë dhe fermerëve shqiptarë të prodhimit të qumështit, është në ditën më të vështirë të saj dhe ndërhyrja dhe mbështetja e Qeverisë është e domosdoshme dhe duhet te kryhet sa më parë. Fermeri shqiptar është i pambështetur dhe mbi te gjitha shumë i disfavorizuar me fermerët e rajonit, pavarësisht se tashmë jemi duke hyrë në një treg të hapur dhe të përbashkët me rajonin. Ende nuk ka asnjë iniciativë nga Qeveria Shqiptare për të vendosur fermerin shqiptar të prodhimit të qumështit në të njëjtat pozita me fermerët e rajonit. Hyrja në tregun e përbashkët të rajonit, do të sillte falimentin e sigurt dhe zhdukjen e fermerit të prodhimit të qumështit, nëse nuk do te ndryshojnë skemat mbështetëse në bujqësisë dhe të rriten vlerat e subvencionit.

Skema e subvencioneve

Skema kombëtare 2022 për blegtorinë parashikon subvencione për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1,200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360,000 lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 10 krerë lopë, në vlerën 10, 000 lekë/krerë, por jo më shumë se 500,000 lekë për subjekt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here