Google search engine
Home Bota Ngrihet alarmi, ambasadorja ukrainase në SHBA tregon armën e ndaluar që po...

Ngrihet alarmi, ambasadorja ukrainase në SHBA tregon armën e ndaluar që po përdor Putini për të sulmuar Kievin dhe Kharkiv-in

0
248

Ambasadorja ukrainase në SHBA është shprehur para ligjvënësve amerikanë në një konferencë për mediat se Rusia përdori një armë të ndaluar termobarike gjatë luftimeve në Ukrainë dje.

“Ata përdorën bombën me vakum, e cila në fakt është e ndaluar nga konventa e Gjenevës,” u tha Oksana Markarova gazetarëve pasi doli nga konferenca e kongresit.

Pavarësisht deklaratës së ambasadores, BBC shkruan se një pretendim i tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Armët termobarike nuk përdorin municionin e zakonshëm.

Ato janë të mbushura me një eksploziv me presion të lartë dhe thithin oksigjen nga mjedisi përreth për të gjeneruar një shpërthim jashtëzakonisht të fuqishëm dhe valë presioni.

Ato janë përdorur edhe më parë në republikën ruse të Çeçenisë, sipas Human Rights Watch. Të shtunën, CNN raportoi se kishte parë një raketë termobarike pranë qytetit rus të Belgorod.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here