Google search engine
Home Aktualitet Ministria e Mbrojtjes ukrainase reagon pas sulmit të kullës së televizionit në...

Ministria e Mbrojtjes ukrainase reagon pas sulmit të kullës së televizionit në Kiev: Ka viktima (VIDEO)

0
366

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka konfirmuar se kulla televizive e kryeqytetit Kiev është sulmuar.

Pesë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga ky sulm, raportoi agjencia e lajmeve Interfax.

Ministria tha se disa kanale televizive ukrainase nuk do të funksionojnë për disa kohë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës konfirmoi në Telegram me heret se kishte pasur një sulm ushtarak pranë kullës së televizionit në Kiev.

Më pak se 90 minuta para sulmit, forcat ruse thanë se do të kryenin sulme me precizion të lartë në Kiev dhe paralajmëruan banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Sakaq mediat e huaja kanë publikuar pamje të reja nga goditja e kullës së televizionit.

Nuk ishte e qartë nëse kulla kishte qenë objektivi i sulmeve ruse, apo nëse ato kishin shënjestruar ndërtesat aty pranë. Kulla nuk u rrëzua, por disa transmetime televizive u ndërprenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here