Google search engine
Home Bota I vranë gjeneralin, reagon për herë të parë lideri çeçen dhe njëkohësisht...

I vranë gjeneralin, reagon për herë të parë lideri çeçen dhe njëkohësisht aleati i Putin: Fatkeqësisht disa prej nesh kanë vdekur, kemi pësuar humbje!

0
305

Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit rus të Çeçenisë dhe aleati i presidentit rus Vladimir Putin, ka pranuar se çeçenët janë vrarë në Ukrainë.

Për herë të parë ai ka pranuar se gjatë pushtimit të Ukrainës ata kanë patur humbje në radhët e tyre.

Sipas tij çeçenët kanë humbur dy ushtarë gjatë luftës, ndërkohë që janë plagosur dhe disa të tjerë.

Kadyrov thotë se ushtarët e tij kanë marrë urdhër që të mos sulmojnë civilët, prandaj edhe kanë pësuar dëme vetë.

Ndërkohë, ditën e sotme edhe ministri i Mbrojtjes së Rusisë pranoi se kishin humbur disa ushtarë në Ukrainë, duke mos dhënë shifra.

Nga ana tjetër, Ukraina deklaron se kanë vrarë 5 700 ushtarë rusë dhe kanë shkatërruar gati 200 tanke gjatë ditëve të para të luftës.

Dy ditë më parë Ukraina bëri me dije se kishin vrarë gjeneralin e famshëm çeçen Magomed Tushayev.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here