Google search engine
Home Sport “Emri i tij ka dalë gjatë hetimeve të prokurorisë”, Klodiana Lala plas...

“Emri i tij ka dalë gjatë hetimeve të prokurorisë”, Klodiana Lala plas deklaratën e fortë për Armand Dukën: Ai duhet t’i nënshtrohet…

0
262

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar mbrëmjen e djeshme vendimin e Gjykatës së Tiranës për pezullimin Armand Dukës nga detyra që mban si kreu i FSHF.

E ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’, Lala zbuloi se në fakt Bashkia e Tiranës nuk e kishte kallëzuar Dukën, por ai ka dalë gjatë hetimit të personave të tjerë dhe është vendosur nën hetim nga prokuoria.

“Bashkia e Tiranës nuk ka kallëzuar Armand Dukën. Prokuroria e ka vënë në hetim Armand Dukën për shpërdorim detyre.

Armand Duka nuk duhej pezulluar për këtë, kam qenë e para që nuk e ka parë si normale ndërhyrjen e zotit Veliaj, por Armand Duka duhet t’i nënshtrohet hetimit të thellë, për fondet dhe mënyrën si është menaxhuar FSHF. Prokuroria nëse ka dyshime për abuzim me fonde dhe kryerjen e veprave penale, të vijojë.

Kryetari i Bashkisë ka deklaruar se zoti Duka është përfshirë në veprimtari kriminale. Ne nuk merremi me thelbin ta hetojmë për mënyrën si ka drejtuar Federatën por merremi me këtë”, tha Lala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here