Google search engine
Home Bota Afrimi i autokolonës 64 km në Kiev, BBC zbardh prapaskenat: E gjithë...

Afrimi i autokolonës 64 km në Kiev, BBC zbardh prapaskenat: E gjithë bota në frikë! Forcat ruse po përdorin “taktika mesjetare” po rrethojnë qytete dhe…

0
212

Afrimi i kolonës prej 64 km të armatës ruse, i ka dhënë një kuptim të ri dhe krejtësisht të tmerrshëm betejës për Kievin. BBC shkruan se i gjithë Perëndimi mund të shoh në frikë se si kjo autokolonë gjigande është në rrugë e sipër, madje ka raportime se po përforcohet para se të arrijë në kryeqytetin e Ukrainës.

Frika qëndron dhe për qytetet e tjera, të rrethuara nga forcat ruse duke përdorur “taktika mesjetare”, duke u mohuar ukrainasve ushqimin, ujin dhe furnizimet e tjera thelbësore.

Kur filloi pushtimi, pritej se do të ishte vetëm çështje ditësh, madje disa orësh para se ushtria e fuqishme ruse të futej në Kiev.

Tashmë janë gjashtë ditë dhe Ukraina është ende në këmbë – duke qëndruar në këmbë për shkak të rezistencës së bërë nga ushtria ukrainase, duke përdorur armë dhe municione perëndimore, por edhe fal rezistencës së qytetarëve të cilët po armatosen në mbrojtje të lagjes së tyre, të qytetit të tyre dhe të atdheut të tyre, shkruan BBC.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here