Google search engine
Home Bota Zhvillohen sot bisedimet mes diplomatëve, delegacioni ukrainas mbërrin në Bjellorusi (VIDEO)

Zhvillohen sot bisedimet mes diplomatëve, delegacioni ukrainas mbërrin në Bjellorusi (VIDEO)

0
188

Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi për të zhvilluar bisedime me Rusinë.

Me Ukrainën që mbrohet heroikisht, Perëndimi ka lëvizur në mënyrë dinamike ditët e fundit, duke përshkallëzuar mbytjen ekonomike dhe izolimin ndërkombëtar të Moskës, ndërsa ka ndihmuar ndjeshëm presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me ndihmë ushtarake  për të organizuar mbrojtjen e vendit të tij.

Në një lëvizje vendimtare mbrëmë në përgjigje të kërcënimit të mëparshëm bërthamor të Putinit, Bashkimi Evropian po mbyll hapësirën e tij ajrore për avionët rusë .

Bisedimet ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen në kufirin ukrainas- bjellorusi pranë lumit Pripyat, pas një ultimatumi të dërguar nga Moska në Kiev të dielën pasdite.

Kjo është përpjekja e parë për të arritur një marrëveshje mes dy palëve, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk u shfaq optimist për rezultatin e këtyre kontakteve, por tha se delegacionet do të takohen “pa kushte”.

https://twitter.com/ragipsoylu/status/1498214452918956032?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1498214452918956032%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fsulmet-ruse-ne-kiev-zhvillohen-sot-bisedimet-mes-diplomateve-delegacioni-ukrainas-mberrin-ne-bjellorusi-video%2F

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here