Komanda e Marinës së Ukrainës, konfirmon se 13 ushtarët të cilët ishin pozicionuar si roje kufitare në ishullin e Gjarprit, janë gjallë.
Marina ruse njofton se ushtarët janë gjallë por po mbahen rob nga pala ruse.
“Ne kërkojmë nga Federata Ruse lirimin e menjëhershëm të ushtarëve të kapur ilegalisht”, thuhet në deklaratën e Marinës.
13 ushtarët bënë jehonë në mediat ndërkombëtare, pasi një zyrtari rus në bordin e një anije lufte të Moskës iu përgjigjën me shprehjen “vafsh në të sat ëme”, kur iu kërkua që të dorëzohen.
Atë ditë në shërbim ndodheshin 13 roje, të cilët duhet të garantonin sigurinë e ishullit, i cili përbëhet nga 16 hektarë, në pronësi të Ukrainës dhe që ndodhet rreth 300 kilometër në perëndim të Krimesë. Mendohej se të gjithë ushtarët kishin vdekur, pasi refuzuan që të dorëzohen.






































