Google search engine
Home Bota “Të burgosurit do të lirohen për të marrë pjesë në luftë”, Presidenti...

“Të burgosurit do të lirohen për të marrë pjesë në luftë”, Presidenti Zelensky komunikon vendimin më të fundit dhe i drejton sërish thirrjen e rëndësishme BE-së

0
172

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenksy bën të ditur se deri më tani janë vrarë 16 fëmijë.

“16 fëmijë të vrarë dhe 45 të plagosur. Ne jemi të gjithë të gjithë të vendosur për të mbrojtur Ukrainën”, u shpreh ai.

Zelensky ka deklaruar se të gjithë janë përgjegjës për vendin dhe sot të gjithë kanë treguar gatishmëri në mbrojtje të vendin.

Zelensky  gjithashtu ka përsëritur thirrjen për t’u anëtarësuar në BE: Ne i bëjmë thirrje BE që menjëherë t’i bashkohet Ukrainës përmes një procedure më speciale. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë, por qëllimi është të jemi europiane dhe më e rëndësishmja të barabartë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se të burgosurit do të lirohen për të marrë pjesë në luftë.

Gjithashtu ai i është drejtuar edhe ushtarëve rusë, duke i bërë thirrje të largohen dhe të shpëtojnë veten.

“Shpëtoni jetën tuaj dhe largohuni”, u bëri thirrje presidenti ukrainas trupave ruse, duke shtuar se 4500 ushtarë rusë deri më tani janë vrarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here